“Një kampionat i gjithi tregon se jemi më lart të tjerëve”, flet Batha: Pasioni për ngjyrat? Kam pasion të mbaj familjen

Hapi i Tiranës nuk është  ndalur as pas pandemisë, ndërsa një element thelbësor në suksesin e bardhebluve është edhe Idi Batha. Plot 10 gola mbajnë firmën e tij, duke e bërë edhe golashënuesin më të mirë të bardhebluve deri në këto momente. Mesfushori i kryeqytetasve ka folur për mikrofonin e “Top Channel”, ku fillimisht e ka nisur me keqardhjen e ndjerë për rrëzimin nga kategoria të Luftëtarit, që erdhi pas ndeshjes së ndeshme kundër Tiranës.

Më tej shprehet se bardheblutë kanë treguar qartë përgjatë gjithë sezonit se janë më lart se të tjerët, ndërsa bën me dije se dëshira e tij për sezonin e ardhshëm është të vazhdojë të mbajë feshur këtë fanellë, nga e cila mund ta largojë vetëm një ofertë nga jashtë Shqipërisë.

“Nuk më vjen mirë që Gjirokastra ndodhet në këto pozita që është e ndjek këtë ekip dhe e dua shumë si qytet Gjirokastrën, por nuk është se kam ndonjë ndjesi të veçantë të them të drejtën pasi në fund të fundit jemi profesionistë dhe dikush duhet ta bëjë këtë punë.

Nuk janë këto dy ndeshje që tregojnë formën e Tiranës janë pothuajse një kampionat i gjithi që Tirana tregon që është më lart se të tjerët.

Tifoz i Partizanit apo Tiranës? Më pëlqen të luaj futboll në radhë të parë pastaj ekipi si të thuash sa më i mirë të jetë aq më mirë për mua. Po pasioni për ngjyrat mendoj se ka qenë kur isha më i ri dhe më i vogël ndërsa tani është pasioni më tepër për të mbajtur familjen time dhe për t’u kënaqur vetë. Tani nuk i shikoj më ngjyrat të jem i sinqertë.

Goli më i bukur? Janë dy faktikisht, goli i parë që shënova në stadiumin e ri në në derbi kundër partizanit me kokë sepse ishte ndeshja e parë e dy ekipeve shqiptare që luanin në “Air Albania”, ishte një emocion i veçantë, por sigurisht edhe goli me faull kundër Kukësit që mendoj se ka bërë kthesën e ekipit që është deri këtu tani.

E ardhmja? Sigurisht është dëshira për të vazhduar, vetëm po erdhi ndonjë ofertë nga ndonjë ekip jashtë Shqipërisë që mund të jetë ndonjë opsion më i mirë se Tirana, por që dëshira për të vazhduar është.

Këtë sezon ia dedikoj të gjithë suksesin gocës sime, ajo ka qenë motivimi im kryesorë dhe çdo ndeshje mendoj atë dhe futem në fushë”, është shprehur Batha./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *