Tomas Strakosha kërkon mirënjohje, gardiani kuqezi dëshiron rinovimin sipas kushteve të tij

Lazio e ka gjetur rojtarin e duhur të katërkëndëshit të saj te Tomas Strakosha. Ky i fundit ka treguar se e meriton vendin në portën e klubit Italian dhe ka qenë një element i rëndësishëm në suksesin dhe ngritjen e skuadrës në Serie A. Lazio kërkon t’i blindojë të gjithë lojtarët thelbësor që ka në organikë dhe nga kjo listë nuk bën përjashtim as Strakosha.

Sipas “Il Messagero“ portieri kuqezi është mëse i gatshëm të hedhë firmën e tij në kontratën e re me bardhekaltrit, por me kushtet e tij. Bazuar te media në fjalë Strakosha kërkon më tepër mirënjohje nga klubi dhe duket se nuk i pëlqyer fakti që është menduar më herët të mbyllet marrëveshja me lojtarët e tjerë të skuadrës, Cataldi, Parolo, Luis Alberto apo Lulic.

Ndërkohë shenjën e mirënjohjes gardiani shqiptar kërkon ta shohë të reflektuar te paga e tij. Aktualisht portieri i Kombëtares sonë paguhet më pak se një milionë euro nga bardhekaltrit, prandaj dëshiron që kjo shifër të dyfishohet dhe të të përfitojë kështu 2 milionë euro në sezon. Megjithatë duke parë moshën dhe cilësitë e Strakoshës, një shifër e tillë nuk duket e ekzagjeruar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *