Në vitin 2015 Juventusi do të humbte një tjetër finale në “Champions League”, që i është kthyer në një mallkim. Bardhezinjtë dështuan ndaj Barcelonës në shifrat 1-3 në finalen e Berlinit, me golat e triumfit që erdhën nga ana e Rakitic, Suarez dhe Nejmar.
Katalanasit i drejtonte Luis Enrike, ndërsa në atë vit fituan tripletën, pasi te dhoma e trofeve u shtua në atë sezon “La Liga” dhe “Copa del Rey”. Së fundmi është trajneri spanjoll që ka zbuluar edhe mënyrën sesi i ka motivuar lojtarët e tij në dhomat e zhveshjes në mënyrë tërësisht të veçantë, që të ndiheshin superior karshi ekipi italian.
“Ishte një finale e paharrueshme. Nuk është vetëm ndeshja finale, por duke nisur që nga përballjet në grup. Megjithëse kishim një rrugë të vështirë, nuk ishim jashtë gare në asnjë sekondë të vetme. Përpara finales unë i thashë lojtarëve: “Imagjinoni sikur po i flas lojtarëve të Juventusit dhe po i tregoj për Barcelonën. Ata do të ishin dh**rë në brekë”. Të paktën kjo solli buzëqeshje”, u shpreh Enrike për “Barca TV”. /Sport Ekspres/
Mambo No. 5?? pic.twitter.com/shn0YSC0cK
— FC Barcelona (from ?) (@FCBarcelona) June 6, 2020