Nga Klaudio Ndreca
Në Korenë e Jugut, ligji është i barabartë për të gjithë dhe dallim nuk bën as një nga ambasadorët më të mirë të vendit. Këtu po flasim për Heung-Min Son, lojtarin që luan me Totenhemin dhe një nga më të mirët në Europë.
Por ishte i detyruar për të mbyllur ushtrinë dhe për këtë arsye ka shfrytëzuar mungesën e futbollit për shkakun e pandemisë. Futbollisti zgjodhi që të udhëtonte drejt vendit të tij në atë periudhë duke përmbyllur detyrimin ushtarak. Në një rrëfim të shkurtër, koreano-jugori tregon se në dhomë qendronin 10 veta dhe i mungonte telefoni, megjithëse nuk duhet që të zbulojë më tepër nga kjo eksperiencë.
“Mund të them se ishte një eksperiencë e veçantë dhe që më pëlqeu shumë, por nuk mund t’i them të gjitha ato që kam bërë. U përpoqa të shijoj një situatë që nuk e kisha jetuar kurrë më parë. Kur unë arrita atje, nuk më njihte njeri dhe ishte një situatë e çuditshme. E kalonim ditën bashkë, ishim 10 veta në dhomë. Në fillim shokët e dhomës nuk mund të flisnin dhe pasi akulli u shkri nisëm të bënim shaka. Nuk kisha as telefon. Më kanë munguar shumë tifozët dhe kam marrë shumë mesazhe kur e kam mbyllur ushtrinë”, ka thënë Heung-Min Son. /Sport Ekspres/