Amerika nuk është në flakë vetëm se një polic i mori jetën për shkak të racizmit një njeri me ngjyrë. Protestat, përplasjet fizike, djegiet dhe shkatërrimet janë akomulimi i shumë vitete diskriminim ndaj një komuniteti të tërë. Vdekja e George Floyd ishte pika kulmore e një zemërimi i cili po jep pasoja. Aq san ë shenjë sensibilizimi, kundër racizmit është bashkuar edhe njëherë futbolli dhe qindra futbollistë.
Kevin Prince Boateng është një prej lojtarëve që e ka vuajtur më së tepërmi racizmin gjatë karrierës së tij. Golat dhe loja fantastike me Milanin, nxitën tifozët kundërshtar ta ofendonin për të rënduar gjendjen e tij psikologjike. Dhe kështu ndodhi. Nuk shkoi gjatë dhe Boateng u largua nga Italia. Së fundmi mesfushori ka folur për “Sky Sport” mbi vdekjen e Floyd dhe racizmit të komunitetit të tij.
“Më shumë se e trishtuar, unë jam i inatosur. Më dhemb të ketë gjithmonë këto ndjenja të njëjta. Ai polic ishte i rehatuar me gjurin e tij në qafën e Floyd. Ky është problemi, ata ndjehen rehat sepse nuk ka pasoja. Cilat janë pasojat? Të mos shkosh në stadium, një gjobë? Një gjobë për klubin? . Një ditë doja që asnjë lojtar me ngjyrë të mos punojë. Bëni një gjë. Largoni të gjithë njerëzit me ngjyrë nga sporti. Dhe të gjithë aktorët me ngjyrë dhe largojini nga filmat. Si do të ishte? Të mërzitur. Uroj një ditë që asnjë lojtar me ngjyrê të mos shkojë në punë. Ndoshta në ditëlindjen e George Floyd. Jo sepse ne nuk duam të punojmë ose si mungesë respekti për klubin, por për të nderuar komunitetin tonë.
Kur isha i ri, u përpoqa të injoroja racizmin dhe ta gëlltiste atë. Njerëzit që më njohin më thonë që kam qarë, shkova në shtëpi dhe nuk thashë kurrë asgjë. Unë nuk jam frikacak më, ky ishte momenti kur thashë mjaft. Jam ndier i trishtuar dhe i zemëruar, kam dashur t’i mësoj botës se kurrë nuk do t’i lë ata të më bëjnë atë më” – ka përfundur Boateng./Sport Ekspres/