E bujshme/ Arkitekti që dërgoi Shqipërinë në Europian, Tramezani firmos me ekipin zviceran dhe bashkohet me Ermir Lenjanin

Nga Klaudio Ndreca

Dashuritë e vjetëra dhe ato që përjetohen tepër, nuk mund të harrohen kurrsesi. E tillë ishte edhe historia e Tramezanit me Sionin. Ekipi zviceran ishte në luftë për të mos rënë nga kategoria dhe për këtë arsye ia besuan vendin në pankinë. Arritja e arkitektit që do të dërgonte Shqipërinë në Europian me De Biazin, ishte e përmasave të mëdha.

Sioni do të prekte Europën, jo vetëm të shpëtonte nga elita e Zvicrës. Së fundmi ka pasur një rikthim të Tramezanit që ka ndodhur në ditën e sotme. Ricardo Dionisio Pereira nuk është më trajneri i Sionit dhe ka njoftuar largimin. Ndërkohë presidenti i skuadrës, Christian Constantin ka zyrtarizuar trajnerin italian, deri në fundin e këtij sezoni. Atje do të ketë edhe një ribashkim me Ermir Lenjanin, si në kohët e vjetëra. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *