Superiorja do të rikthehet në ditën e sotme atje ku do të zhvillohen 5 ndeshjet e radhës për këtë kampionat dhe të parat pas KOVID-19. Vëmendjen kryesore e kanë dy takime, atje ku Bylisi do të presë Tiranën në shtëpi, ndërsa nga ana tjetër Skënderbeu do të udhëtojë në transfertë kundër Partizanit.
Për ndeshjen që do të luhet në Ballsh ka një kuriozitet më të madh, për faktin se skuadra të tjera presin hapin e gabuar të Tiranës. Sipas asaj që raporton “Newsport”, Eldorian Hamiti do të drejtojë këtë përballje.
Nga ana tjetër Skënderbeu-Partizani do të jetë në duart e Enea Jorgjit, që merr kështu besimin për të drejtuar një ndeshje delikate. Prej shumë javësh ka pasur pakënaqësi nga ana e të kuqëve rreth arbitrimit në kampionatin shqiptar dhe për këtë arsye kjo ndeshje do të jetë dyfish më e vështirë për Jorgjin. /Sport Ekspres/