Padyshim një nga lajmet më të hidhura të ditëve të fundit. Dorian Tahirllari, 18-vjeçari që luftoi me kancerin deri në ditën e fundit sot nuk është më në gjirin e familjes dhe të shoqërisë. Sëmundja përparoi më shpejt seç pritej te lojtari i moshave të Skënderbeut duke e larguar atë përgjithmonë. Nën lot në sy dhe me një zë që i dridhej babai i tij, Florent Tahirllari, në një intervistë për “Shqipëria Live” ka rrëfyer dramën e familjes dhe luftën që i biri bëri deri në fund. Babai i tij tregon se Doriani ishte djalë i fortë dhe asnjëherë nuk mendoi vdekjen por luftoi për të jetuar.
“Në emër të djalit falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan, Dori donte ta bënte vet. Kohët e fundit në trup ishte… më bëri të krijojë besim, më thoshte babi jam mirë, jam gjallë, nuk tha asnjëherë që po vdes. Nuk e lëshoi veten aasnjëherë. Do bënim një ndërhyrje te palca e kurrizit por sëmundja kishte përparuar. Më thoshte “jam xham”, të fle pak dhe më nxirr me shokët.
Kishte porositur rroba dhe atlete për sportin, por ndoshta e bëri për të na dhënë ne besim se do ishte mirë. Edhe ushqimin e hante për të na bërë ne të ndihemi mirë. Nuk më tha njëherë “babi më shpëto se nuk dua të vdes”. Ai e dinte që nuk do ja dilte vet, unë e dija, po nuk doja të jepja veten. Gjithçka e ka bërë që ne most ë ndiheshim ne keq. Ai humbi një ëndërr, humbi jetën dhe më la pas një plag. As shokëve nuk u thoshte që do vdes, u thoshte unë do ta fitojë këtë ndeshje”- ka thënë babai i Dorianit./Sport Ekspres/