Kryesia e Bayernit të Mynihut është e shqetësuar se sulmuesi i Sitit, Leroi Sane, do të ishte një transferim i dobët për bavarezët. Edhe pse për muaj me radhë, francezi ishte i lidhur me një kalim në Gjermani, duket se mbyllja e kësaj tratative është shumë larg.
Ish-lojtari i Shalkes është në përfundim të kontratës me “qytetarët”, por që nuk do të rinovohet dhe me dëmtimin e lojtarit në kohët e kaluara, transferimi tek një ekip i madh duket mjaft e vështirë. Për këtë arsye gjigandët e Bajern, kanë menduar të bëjnë “pazar” tek rivalët e tyre Bajer Leverkusen. Sulmuesi i Leverkusen, Kai Haverc, është shndërruar në një yll të Bundesligës, prandaj emri i tij është në listën kryesore të kampionëve në fuqi.
Ish-lojtari i Bajern Uilli Sanjol që është njeherësh dhe tifoz i çmendur i këtij ekipi, ka pranuar se Lori Sane, nuk është nje blerje e zgjuar për ekipin etij dhe një alternativë më e mirë është të blejnë 24 vjeçarin, Haverc. “Sane ka hasur shumë probleme, si në Mançester Siti ashtu dhe me ekipin kombëtar. Një transferim i tillë do të na kushtonte 80 milion €. Unë do të preferoja të paguanim 20 milion euro më pak dhe ta blinim Haverc. Ai është i ri dhe do të na duhet për të ardhmen. Myler dhe Levandovski nuk do të luajnë përjetë”, u shpreh Sanjol. /Sport Ekspres/