Një lajm i trishtë ka ardhur nga Korça, atje ku ish-futbollisti i Skënderbeut, Dorian Tahirllari ka ndërruar jetë. Prej kohësh luftonte me një sëmundje të rëndë dhe që i ka kushtuar tepër, me largimin e parakohshëm nga jeta të 18-vjeçarit.
Skënderbeu ka ndarë dhimbjen dhe i gjendet pranë familjarëve në këto momente të vështira. “Shpirti i sakrificës dhe luftës”, është kjo mënyra sesi e përshkruan dhe kujton klubi korçar figurën e Dorianit. /Sport Ekspres/