Paul Pogba kaloi një periudhë të shkëlqyer tek Juventusi, kur kjo e fundit e bleu me parametra zero nga Manchester United në verën e 2012. Menjehërë lojtari shtatlartë i tregoi vlerat që zotëronte dhe së bashku me Arturo Vidal u bënë liderët e mbrojtjes.
Megjithatë, kjo dashuri zgjati shumë pak pasi në 2016, francezi u rikthye përsëri tek ekipi i “djajve të kuq” për shifrën rekord prej 120 milion stërlinash. Në librin e tij Giorgo Chiellini i ka përmendur pothuajse të gjithë bashkëlojtarët dhe nuk kishte sesi të mungonte edhe mesfushori i talentuar. Në paragrafin e dedikuar për të, mbrojtësi tha se i gjithë stafi i Juventus u habit nga performanca e shkëlqer e lojtarit, pasi në momentin e transferimit të gjithë menduan se ishte thjesht një lojtar si gjithë të tjerët dhe shumë shpejt do të largohej nga ekipi.
“Ai erdhi nga një transferim që nuk i kushtoi kryesisë së Juventus asnjë qindarkë, ishte shumë i ri dhe ne menduam se ishte njësoj me të rinjtë e tjerë që luanin për Juventus. Më kujtohet momenti kur ai u bashkua me ne. Tre ose katër ditë më vonë, së bashku me kolegët tanë, ne folëm me njeri-tjetrin dhe së bashku thamë: Ky djalë është vërtet i mirë. Askush nuk e priste që një një person kaq i ri të rritej kaq shumë profesionalisht. Pogba lëvizte në fushë me një klas të jashtëzakonshëm, ishte magjik, mbresëlënës. Dhe të mendosh që në ndeshjet e para ai nuk luante në pozicionin e tij të përshtatsëhm.” – ishin disa nga fragmentet e librit të Chielini-t. /Sport Ekspres/