Nga Klaudio Ndreca
Në këtë kohë të pandemisë dhe kur tifozët kanë qendruar pa futboll, faqe të ndryshme sportive kanë hapur sondazhe për të mbajtur aktivitetin e tyre. Ashtu siç kanë bërë edhe profilet zyrtare të klubeve, duke sjellë në kujtesë ndeshjet e shkuara.
Por gjëra të ngjashme nuk janë pritur aspak mirë nga ana e lojtarit shqiptar të Reimsit, Arbër Zeneli. Në një sondazh të krijuar dhe teksa kërkojnë që ta krahasojnë me Milot Rashicën, për të parë pëlqimet e tifozëve karshi tyre, ka pasur një dominim të sulmuesit të Ëerder Bremen me 70% të votave.
Kjo ka irrituar tërësisht Zenelin që ka shpërthyer në rrjetet sociale, duke kërkuar që të mos ketë më sondazhe të tilla pasi fusin përcarjen dhe nuk shërbejnë për frymën e grupit. /Sport Ekspres/