Do të ishte 6 tetor 2018, dita kur do të ndodhte ndeshja më e shikuar në historinë e arteve marciale të përziera mes Conor Mcgregor dhe Khabib Nurmagomedov. Kjo ndeshje arriti rekordin prej 2.4 milionë blerës të PPV. Ndeshja përfundoi me rusin i cili e dorëzoi irlandezin në raundin e katërt. Kjo ndeshje ndikoi shumë në karrierën e Mcgregor, pasi shumë veta filluan të dyshonin në aftësitë e tij.
Rikthimi i kampionit të dy divizioneve ndodhi në 20 Janar të këtij viti, ku triumfoi në mënyrë spektakolare me knockout përballë Donald Cerrone brenda 40 sekondave. Teksa dukej se iu kthye vetëbesimi, kompania e cila investoi shumë për të, po fillon t’ia testojë nervat. Ditën e djeshme në kanalin Youtube, UFC lançoi falas për të gjithë shikuesit dominim e Khabib ndaj Conor. Mcgregor shumë herë e ka shprehur inatin ndaj organizatës se nuk po mer trajtimin që meriton, por të shikojmë se çfarë reagimi do të japë në këtë rast.
Khabib Nurmagomedov do të ndeshet me Justin Gaethje në shtator për titullin Lightëeight, ndërsa Conor Mcgregor pritet të zhvillojë ndeshjen e tretë me Nate Diaz. Në rast fitoreje të të dy të luftëtarëve, do të kemi mundësinë të shikojmë një klasike të radhës që pritet të thyejë çdo rekord.