Christian Panucci është një emër shumë i dëgjuar për futbollin shqiptar pasi ai e drejtoi Kombëtaren tonë në periudhën 2017-2019. Megjithatë nuk mundi të jetë i suksesshëm duke bërë që Shqipëria të ulë ndjeshëm rendimentin e lojës në fushë, ndërsa humbjet e vazhdueshme dhe madje edhe me rezultate të thella si ajo 0-4 ndaj Skocisë bën që largimi të ishte i pashmangshëm.
Harmonia në grup mungonte dhe tekniku italian nuk arriti të gjente dot çelësin e komunikimin me lojtarët. Por mesa duket, eksperienca me Shqipërinë është hedhur pas krahëve, teksa Panucci ka vendosur t’i japë fund pushimeve dhe është drejt një aventure të re. E ardhmja e tij pritet të jetë në Belgjikë ku raportohet se është në bisedime me ekipin elitar Standard Liege. Gazetari Nicolò Schira shkruan në “Twitter” se ish-trajneri i kuqezinjve mund të ulet në stolin e Standard Liege.
Ndërkohë kujtojmë se kampionati në Belgjikë u pezullua përfundimisht, ndërsa ekipi që mund të drejtohet nga tekniku Italian e mbylli në vendin e 5-të, i cili i mundëson një biletë për në kualifikueset e Europa League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#StandardLiegi are in talks with Christian #Panucci: former Albania National Football Team could become the new coach of the belgian club. #transfers
— Nicolò Schira (@NicoSchira) May 27, 2020