Deklaroi fitoren me Covid-19, në shtetin fqinj janë të parët që kthejnë futbollin me tifozë

Pandemia Covid-19 duket se po tërhiqet në shumë vende të botës, teka shifrat e të prekurve dhe viktimave janë në zbritje. Por ka edhe nga ata që kanë shpallur fitoren me Koronavirusin. Mali i Zi është i pari vend në Europë ku nuk ka raste aktive me virusin famëkeq dhe për këtë arsye po heq dorë nga shumë masa kufizuese për qytetarët e tij. Një lajm ky që gëzon edhe botën e sportit.

Kampionati malazez do të rinisië ditën e shtunë më 30 maj, por në ndryshim nga vendet e tjera, me tifozë në stadium. Këtë e ka konfirmuar vetë kreu i shtetit të Malit të Zi, Dushko Markoviç, i cili është shprehur: “Dasmat, pagëzimet dhe një numër i kufizuar tifozësh në evente sportive do të lejohen me masat e duhura”.

Sipas asaj që raporton media “Vijesti” e vetmja gjë që mbetet për t’u përcaktuar është numri i tifozëve që do të jetë në shkallët e stadiumit, pasi që dyert e stadiumeve do të jenë të hapura kjo është e sigurt./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *