“Kalova paragjykimin që kjo nuk di të flas”, prezantuesja e sportit: Shpeshherë shkoj pa mbathje në emision

Lei Kraja është pjesë e “Supersportit” prej disa kohësh, ndërsa figurën e saj e shohim duke prezantuar emisione ku trajtohen analiza rreth futbollit. Në një rrëfim të fundit te “Why Not”, vjen edhe një rrëfim ndryshe.

Sigurisht që pa asnjë kompleks, teksa Lei Kraja tregon se shpeshherë shkon në emision edhe pa veshje të brendshme, pasi nuk i shkojnë mirë me fustanin. Gjithashtu duke thënë se kur erdhi në Shqipëri kishte shumë paragjykim për pamjen e jashtme, se ishte vetëm një vajzë e bukur dhe nuk di të flasë. Por sipas Lei Krajës, koha ka treguar tërësisht të kundërtën.

“Shpeshherë e bëj në emision, që kur dalë dhe kam një fustan të ngjitur pas trupit, nuk mund t’i veshësh ato mbathjet. Nuk mund t’i veshësh. Kur erdha këtu ishte ai paragjykimi që kjo nuk d’i të flasë. Po ja ku jam tani, megjithëse kam nevojë që të përmirësohem.

Te “Supersporti” jemi një familje e madhe dhe nuk më ngacmojnë. Se ishte gallat se kur erdha këtu të gjithë cunat atje filluan: “Ooo”. Po tani më kanë atje dhe nuk po i bëj më përshtypje, asnjë kompliment”, tha Kraja. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *