Vedat Muriqi është një prej lojtarëve shqiptarë më të kërkuar dhe shumë skuadra kanë nisur të interesohen që tani për të, që ta zyrtarizojnë me hapjen e merkatos verore. Mes tyre është edhe Lacio, ku Igli Tare po shfrytëzon mundësinë që të dy i përkasin të njëjtës origjinë për të komunikuar personalisht me Muriqin dhe për të fituar garën e këtij transferimi.
Nga ana tjetër mediat e dërguan sulmuesin e Kosovës edhe tek Totenhemi, atje ku drejton Murinjo. Por kjo alternativë ka pak gjasa që të konkretizohet dhe deri tani është vetëm mediatike. Ndërkohë në orët e fundit ka një ekip të ri që është futur në garë për Muriqin. Bëhet fjalë për Renesin në Ligue 1, që e sheh sulmuesin e Kosovës si një përforcim dhe sezonin e ardhshëm do të provojë shansin e tyre në “Champions League”, pasi kampionati i mbyllur në Francë i gjeti në vendin e tretë. /Sport Ekspres/