Bajerni i Mynihut ka shkatërruar me shifrat 5-2 Eintraktin e Frankfurtit, duke konfirmuar kështu pozicionin në krye të tabelës së Bundesligës. Pjesa e parë përfundoi në shifrat 2-0 për bavarezët, ndërsa fraksionin e dytë të lojës do e gjallëronte “makineria“ Levandovski, që vetëm 1 minutë pasi arbitri i vërshëllen bilbilit shënon golin e tretë. Por kur dukej se gjithçka mori fund, në skenë del edhe ai që do të tërhiqte më shumë vëmendje në këtë takim, Hinteregger.
Mbrojtësi i Frankfurtit do të shtangte Bajernin , teksa për 3 minuta tund dy herë rrjetën nga goditjet e këndit. Davis mendon për t’i dhënë golin e 4-t bavarezëve, por më pas do të jetë sërish Hinteregger ai që do të kthejë sërish prozhektorët nga vetja. Një tripletë e austriakut, megjithëse këtë herë topin do e dërgonte pas vijës fatale të portës së tij. Do të ishte një gafë ajo që nga hero e ktheu në një objekt shakash në rrjetet sociale. Hinteregger bëri mjaft mirë detyrë ne sulmuesit, por harroi të bënte pozicionin e tij natyral, mbrojtësin. U ngatërrua me këmbët e veta dhe tregoi në këtë mënyrë se pandemia me duket ka pasur një ndikim negativ te ai./Halit Delibashi-Sport Ekspres/