Tiranës i ikën nga duart Albi Doka, shkon në Kroaci pa asnjë para dhe hedh firmën në ekipin e ri

Nga Klaudio Ndreca

Albi Doka ka qenë një emër shumë i kërkuar te Tirana dhe joshës për ekipet e tjera në Europë, ku në kohën e Ze Marias nuk kanë munguar edhe ofertat e ndryshme. Por te Tirana është parë e udhës që të vazhdohet me mbrojtësin e tyre, për të dhënë sërish kontribut me fanellën e bardhebluve.

E ndërkohë duket se kësaj kohe i ka ardhur fundi. Sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, Albi Doka ka hedhur firmën në ekipin e ri. Bëhet fjalë për skuadrën në Kroaci, e cila quhet NK Gorica. Shumë e humbur del nga ky transferim Tirana, vendi ku edhe u rrit Albi Doka.

Mesa duket klubi nuk ka arritur që ta bind lojarin për të rinovuar kontratën dhe për fituar nga një transferim i tij. Në kushtet aktuale, Tirana nuk do të arkëtojë asnjë vlerë monetare për shitjen e Albi Dokës, që pritet të zyrtarizohet në ditët në vazhdim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *