Ka mbetur ende në kujtesë te Herta e Berlinit, në Gjermani urojnë Nderim Nexhipin

Sot është një ditë e veçantë për Nderim Nexhipin, i cili feston 36 vjetorin e tij të lindjes. Drejtori sportiv i Kukësit ka paur një karrierë të pasur në të shkuarën e tij  në fushë, ku ka luajtur me Partizanin dhe Flamurtarin në Superiore, ndërsa ka provuar edhe eksperienca në kampionatet e huaja. Madje në hapat e parrë të karrierës ka provuar të mbajë fanellën e ekipeve si Volfsburg apo edhe Herta e Berlinit.

Majde këta të fundit e kujtojnë ish-futbollistin shqiptar në ditën e tij të lindjes. Faqja e Hertha BSC Museum 1892 & Hertha BSC Chronik, e cila i dedikohet klubit nga Berlini me historinë e tij, i uron ditëlindjen e 36 Nexhipit. Ish-futbollisti i lindur në Shkup ka luajtur nga vitet 2001-2003 me Hertën e Berlinit, ndërsa tifozët duket se nuk e kanë harruar ende./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *