Të gjithë e mbajnë mend atë kafshim të Luis Suarez në shpatullën e Kielinit në ndeshjen mes Italisë dhe Uruguajit në Botërorin e vitit 2014. Mund të mendohet se mbrojtësi italian të ketë mbajtur pakënaqësi ndaj sulmuesit të Barcelonës, por një gjë e tillë nuk është aspak e vertetë. Përkundrazi, kapiteni i Juventusit rrëfen në librin e tij autobiografik se e admiron ligësinë e Suarez. Një karakteristikë kjo që e sheh të ngjashme me veten e tij dhe për të cilën ndihet krenar
“Asgjë e çuditshme nuk ka ndodhur. Unë e kisha mbuluar Cavanin për pjesën më të madhe të lojës, atëherë, papritmas, vura re që ai kishte një kafshim në pjesën e sipërme të shpatullës. Ndodhi, dhe kjo është mënyra e tij për të marrë pjesë në konfrontime të drejtpërdrejta, dhe, nëse mund ta them këtë, është gjithashtu e imja.
Ne jemi të ngjashëm dhe më pëlqen të përballem me sfida në këtë mënyrë. Unë e admiroj ligësinë e tij. Pas nja dy ditësh folëm përsëri në telefon dhe nuk kishte nevojë të kërkonte falje. Unë jam gjithashtu një bir k**** në fushë … dhe jam krenar për këtë. Ligësia është pjesë e futbollit, madje nuk e quaj si të papërshtatshme”, shkruan Kielini./Halit Delibashi-Sport Ekspres/