Qeveria italiane ka dhënë dritën jeshile të shumë kërkuar për të rinisur Serinë A, e cila është planifikuar të kthehet sërish në datën 13 qershor. Megjithatë tani problem nuk është më qeveria por klubet. Interi, Milani, Napoli, Verona, Atalanta e disa ekipe të tjera kanë shprehur pakënaqësitë e tyre në lidhje me protokollin e propozuar nga Komiteti Shkencor Teknik, teksa e shohin atë të pazbatueshëm.
Sipas tyre ka shumë boshllëqe dhe vështirësi logjike për sa i përget përgatitjeve për rinisjen e sezonit. Çështje të tilla si zgjedhja e hoteleve ku do të grumbullohet skuadra shihen si një problem nga klubet dhe e konsiderojnë protokollin si të pazbatueshëm. Nërkohë Interi së bashku me ekipet e tjera që ndajnë të njëjtin shqetësim si ta kërkojnë që dokumenti i miratuar nga Federata dhe qeveria të rishikohet edhe një herë, pasi në të kundërt mund të mendojnë edhe tërheqjen nga gara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/