Nga Klaudio Ndreca
Një ide e re ka marrë jetë sërish në Shqipëri, duke sjellë njëkohësisht edhe shumë diskutime. Bëhet fjalë për kërkesën e presidentit të nderit te Kukësi, Safet Gjici, që kërkoi kalimin në “Champions League” me Superiore të mbyllur.
Madje si rrallëherë është rreshtuar për mbylljen përfundimtare të kampionatit shqiptar. Por me çfarë rregulli mund të kalonin verilindorët? E gjitha ishte një hipotezë e hedhur nga media italiane fillimisht, “La Republica”, që mori jehonë të madhe edhe jashtë kufijve të fqinjëve tanë.
Sipas saj mund të vendosej në bazë të renditjes aktuale që kanë klubet sportive në UEFA. Atje ishte Skënderbeu që kryesonte nga ekipet shqiptare, ndërsa Kukësi vinte në vendin e dytë. Duke parë dënimin e Korçës, atëherë Gjici kërkon biletën për në “Champions League”.
Por në fakt e gjitha kjo është hedhur poshtë në një nga mbledhjet emergjente të bëra nga ana e UEFA-s në javët e fundit. Atje u arrit në vendimin se do të merret për bazë vetëm renditja aktuale në kampionate sa i përket ekipeve që do të shkojnë në Europë, e jo duke parë vendet e tyre në UEFA. /Sport Ekspres/