Nga Klaudio Ndreca
Autobiografia e hedhur në treg nga ana e Kielinit vazhdohet që të komentohet gjërësisht në Itali duke ngjallur diskutime dhe polemika. Mbrojtësi i Juventusit ka kritikuar rëndë Mario Balotelin dhe Felipo Melon, ndërsa njëkohësisht shprehet se e urren Interin.
“Thumbim për thumbim”, kjo është mënyra sesi i përgjigjet shkolla e vjetër e trajnerëve, Znedek Zeman. Ky i fundit shprehet se Kielini e ka këtë urejtje për shkakun se Interi është skuadra italiane që i ka shkaktuar më shumë humbje mbrojtësit italian.
“Unë nuk e kam lexuar ende atë autobiografi. Nuk e di se përse është shprehur ashtu, mendoj se fjala “urrejtje” është shumë e keqe kur përdoret në futboll. Ndoshta e thotë këtë sepse Interi ka qenë skuadra që i ka shkaktuar më shumë humbje. Nuk e di, as për statistikat dhe as që ku e gjen motivimin”, ka thënë Zeman. /Sport Ekspres/