Ndriçim Shtubina vazhdon që të ngrejë zërin për padrejtësinë që i bëhet futbollit për mënyrën sesi po trajtohet nga ana e shtetit. Nëse të gjitha bizneset e tjera u ndihmuan me pagën e luftës, një gjë e tillë nuk ndodhi me klubet sportive, ndërsa kryeministri Rama u shpreh se kjo erdhi për shkak se ato pretendojnë se funksionojnë si fasoneri, duke mos deklaruar saktësisht rrogat e tyre.
Ndërkohë në një intervistë për “Report Tv”, lojtari i Vllaznisë i bën thirrje Qeverisë që t’i hedh sytë nga sporti, pasi vijnë vetëm gjëra të mira dhe duke cituar se i paguan 5 milionë taksa në vit. Sa i përket ndihmesës dhe pagës që u premtua nga FSHF, Shtubina pranoi se ato para kanë mbërritur në llogarinë e tij. Ndërkohë shprehet se ka tre muaj e gjysmë që nuk paguhet nga klubi, për shkak të procedurave të stërzgjatura të Bashkisë.
Ndihma financiare e FSHF me 30 mije lek ne muaj. E keni marrë se Vllaznia është klub që administrohet nga bashkia.
“Kjo situatë nuk ka qenë shumë e mirë jo vetëm për futbollistët, por për çdo qytetar. Përsa i përket pagave e di që federata ka kaluar një pagë minimale. Mbi të gjitha është një ndihmë për çdo futbollist. Është respekti për futbollistët. Kjo ndihmë është nga federata.”
Me futbollistët që nuk kanë marrë asnjë pagë, pasi luajnë për klubet e administruara nga bashkia, keni folur?
“Unë besoj se çdo futbollist duhet vlerësuar, qoftë në Superligë, kategori të parë apo kategori të dytë. Por gjithsesi nuk jam shumë në dijeni të procedurave, sepse këtu duhet të ndërhyjë shteti në bashkpunim me federatën, që çdo futbollist të marrë atë që takon, e cila është ndihma që ka nevojë çdo qytetar. Gjithsesi nuk e kam kompetencen për të fol se nuk i di procedurat, por federata është munduar për të ndihmuar futbollistët, të cilët e kanë vlerësuar.
Unë besoj se duhet ta zgjidhim dhe shteti ka për të ndërhyrë sepse nga futbolli nuk vjen gjë e keqe, nga futbolli vijnë vetëm të mira. Unë jam munduar të stërvitem në mënyrë individuale, por pa i prishur asnjërit punë. Pa prishur rregullat e shtetit, por gjithsesi mund të kem thyer karantinën. Kam bërë stërvitje me vëllain dhe fëmijët e mi, por nuk beosj të jetë e dëmshme.”
Keni informacione se kur mund të rinisë futbolli?
“Unë besoj se është zgjat shumë për të mos filluar stërvitjen, sepse për të rifilluar një kampionat duhen shumë ditë stërvitje. Besoj se është shumë vonë, mund të fillojë këtë javë, por nuk vendos unë. Sa më shpejt aq më mirë do të ishte për futbollin dhe futbollistët.”
Si është situata te Vllaznia, a mund të rikthehet në majat e dikurshme?
“Unë besoj se do të jetë e vështirë, por në futboll nuk i dihet. Gjërat duhet ti marrim me radhë, por e di që tifozët janë mërzitur me Vllaznisë sepse u bënë disa vite që nuk pretendon. Vllaznia i ka të gjitha kushtet për të pretenduar, por gjithsesi çdo gjë do kohën e vet.”
Ka patur debat për mbështetjen që qeveria i ka dhënë sportit, duke deklaruar se futbollistët paguhen në të zezë.
“Unë jam i mendimit që qeveria duhet të bashkëpunojë me federata dhe klubet. Unë flas për Vllanzinë. Unë paguaj 5 milionë taksa në vit dhe shteti mua nuk më përmend për rrogat që unë nuk kam marrë. Kjo tregon që shtetit nuk i intereson për futbollin. Përshembull në Kosovë qeveria e ka ndihmuar federatën. Gjë që mund ta bëjë edhe Shqipëria, mund të rregullojë edhe kontratat e mund të paguhen edhe taksat.”
Sa paga keni pa marrë?
“Unë kam qenë gjithmonë realist. Kam tre muaj e gjysmë pa u paguar nga klubi. Nuk është se klubi nuk do të paguaj, por janë disa gjëra që duhet zgjidhur më këshill bashkiak, me prefektura. Nuke di taman, por e di që nuk jam paguar.
Justifikimi dhe pretendimi është që duhet të bëhet një mbledhje në këshill. Pastaj duhet të firmosi edhe prefekti i Shkodrës dhe më pas paratë kalojnë të klubi, i cili i shpërndan te futbollistët. Së bashku me ne nuk ka marrë asnjë nga ekipi paga. Do të thotë edhe drejtuesit, edhe puntorët e fushës, stafi. I marrim të gjithë së bashku.”
Pagën e luftës nga FSHF-ja e keni marrë?
“E kam parë llogarinë time dhe paratë janë hedhur.” /Sport Ekspres/