Nga Klaudio Ndreca
I njëjti diskutim është në çdo vend të Europës sa i përket futbollit në këto ditë, ku edhe atje ku është caktuar rifillimi i tij, ka jo pak zëra që dalin kundër. Ndërkohë komentatorja e vetme sportive në trevat shqiptare, Qëndresa Krelani, ka bërë një reagim disi më ndryshe.
Duke marrë shembullin e lojtarit të Totenhemit, Son, që shkoi për të mbyllur ushtrinë dhe për të përfunduar detyrimet që kishte karshi vendlindjes së tij. Por nga ana tjetër, ka shumë frikë për të dhënë lejen e rifillimit të futbollit. Pra në këtë mënyrë, Krelani shuan disi këto debate dhe pyetje të ngritura, duke i vendosur të gjithë përpara dy zgjedhjeve, marrë shkas nga ylli koreano-jugor.
“Jo duhet, jo nuk duhet. Po si nuk iu vjen keq nga Son që shkoj në ushtri për t’i shërbyer vendlindjes? Shumë thjeshtë e keni, ose zgjidhni ushtrinë, ose futbollin në pandemi. Për mua të gjithë në ushtri iu kisha cuar se jeni bërë si ato gratë e këqija”, e mbyll reagimin e saj Krelani. /Sport Ekspres/