Maradona e quajti lojtarin më të madh, “El Trinche” ndahet nga jeta për një… biçikletë

Një lajm i trishtë ka ardhur ditën e sotme në Argjentinë që ka mërzitur jo pak sportdashës. Tomas Carlovich, ose i njohur ndryshe edhe me nofkën “El Trinche”, është ndarë nga jeta ditën e sotme. Ish-futbollisti argjentinas ra pre e një sulmi të dhunshëm vjedhjeje dy ditë më parë. Agresorët e kanë goditur në kokë 74-vjeçarin dhe e gjitha ndodhi vetëm për nëj biçikletë, të cilën ata e vodhën. Goditja i shkaktoi Carlovich një gjendje kome, prej së cilës nuk arriti të zgjohej më.

Ndërkohë “El Trinche” është një emër mjaft i njohur në futbollin argjentinas. Karrierën e tij e ka zhvilluar në kampionatin vendas, ku është cilësuar nga shumë figura të njohura të futbollit si një nga më të mirët. Madje edhe Maradona do të kishte një vlerësim të tillë. Në momentin kur “El pibe del oro” iu bashkua klubit Newell’s Old Boys një gazetar do e quante futbollistin më të mirë në botë, por Maradona iu përgjigj se “futbollisti më i mirë ka luajtur në Rosario dhe emri i tij është Carlovich”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *