“Nuk më hoqën për rezultatet”, Shkëmbi tregon prapaskenat: Dua të bëhem trajneri i Skënderbeut

Nga Klaudio Ndreca

Një karrierë e madhe si lojtar për Bledi Shkëmbin, që do të ngrinte shumë Kupa në qiell me ekipin e Skënderbeut, por duke përjetuar edhe emocione të mëdha në Europë, nga ato që zemra të rreh fortë. Tashmë në rolin e trajnerit, dëshira e tij e madhe është që një ditë të jetë në pankinën e korçarëve.

Këtë herë jo për t’u futur në fushë dhe për të bërë punën siç e kemi parë në shumë vite radhazi, për të dërguar topin në rrjetë, por duke mësuar të tjerët që ta përmbyllin këtë detyrë. Në intervistën e dhënë për “Fax Sport”, Shkëmbi ka folur gjithashtu edhe për largimin nga Teuta, duke pranuar se kjo nuk erdhi për shkakun e rezultateve të dobëta.

“Si është Teuta tani? Një ekip i mirë, unë nuk e shoh dot ndryshe. I ka mundësitë që të kapi vendin e tretë dhe të shkojë në Europë. Tani më duhet ta them që nuk u largova nga Teuta për shkakun e rezultateve. Vetëm se unë, stafi i trajnerëve nuk i shikonim gjërat në një drejtim me klubin. Drejtuesit dhe kryesia i mendonin ndryshe gjërat dhe u ndamë me mirëkuptim.

Kam pasur oferta nga Superiorja, por nuk mund të them emrat tani. Ne jemi si grup që punojmë bashkë kudo që shkojmë me stafin tim dhe duam që ta nisim nga A-ja te klubi që do shkojmë, prandaj nuk kam pranuar.

Dëshira është që të jem trajneri i Skënderbeut dhe të përsëris të njëjtin sukses si lojtar. Por kjo nuk është në dorën time, varet nga situatat. Gjithsesi për një gjë jam i bindur, se një ditë do të jem trajner i Skënderbeut”, u shpreh Shkëmbi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online