Zvicra ndjek Gjermaninë dhe tashmë po përgatitet për të rikthyer sërish futbollin në fushën e lojës. Helvetët janë një leksion për t’u marrë shembull me mënyrën se si ia kanë dalë të menaxhojnë dhe të mbajnë nën kontroll virusin Covid-19. Nga shifrat e frikshme ditët e para, që arrinin nëmë shumë se 1000 të infektuar, sot numërohen jo më shumë se 143 të prekur nga Koronavirusi. Edhe ishin të parët që ndalën futbollin, jeta në Zvicër nuk u kufizua rreptësisht si në pjesën më të madhe të Europës dhe Botës.
Por tani duket se vendi po shkon drejt përmirësimit dhe për këtë arsye helvetët mendojnë se ka ardhur koha që futbolli të rikthehet edhe një herë, megjithëse fillimisht do të kryhet pas dyerve të mbyllura. Këshilli Federal ka vendosur që elita zviceriane të rifillojë në datën 8 qershor, ndërsa klubet mund të nisin stërvitjet në 11 maj. Kujtojmë se shumë futbollistë me origjinë shqiptare luajnë në këtë kampionat duke nisur nga Taulant Xhaka apo Ermir Lenjani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/