“Kush e mbyll para kohe, rrezikon Europën”! Duka ka besim: Jo vetëm Superiorja, do vijë përgjigja për futbollin

Nga Klaudio Ndreca

Armand Duka shprehet besimplotë që në Shqipëri do të vijë edhe radha e futbollit për t’u hapur dhe për të mbyllur javët e mbetura. Presidenti i FSHF-së ka thënë për “Abc News” se pret përgjigjen nga instancat shtetërore për dritën jeshile e duke folur këtu jo vetëm për Superioren, por edhe për Kategoritë e tjera. Gjithashtu është theksuar edhe njëherë problemi i ri që ka lindur me Federatat e shteteve të ndryshme me UEFA-n. Të gjitha ato vende që e mbyllin kampionatin para kohe, jo në fushë, do të kenë përballë një komision të organizmit më të lartë të futbollit dhe duhet ta bindin për vendimin e marrë. Pra skuadrat e tyre nuk do të futen menjëherë në Europë, pasi urdhëri i UEFA-s është që kampionati të mbyllet në fushën e lojës.

“E kemi mbyllur pagën e parë që kemi ofruar ne për klubet, ndoshta ka 10% të pashpërndarë, por janë duke u verifikuar edhe disa trajnerë moshash. Më pas do të fillojmë edhe me pagën e muajit të dytë dhe uroj që të mos shkojmë edhe për një pagë të tretë.

UEFA nuk ka dhënë fond shtesë për këtë gjendje që po kalohet, por vetëm ndryshimi i rregullave për projektin e “Hat Trick” që parashikon mbulimin financiar për infrastrukturën, për futbollin e femrave dhe Kombëtaren. Ajo që u realizua këtë herë është që të mos i vendosen kushtet Federatave, duke parë gjendjen që po kalojnë. Çdo vend që ndërpret kampionatin dhe nuk e mbyll atë në fushë, nuk do të futet menjëherë në Europë. Më pas do të jetë një komision i veçantë nga UEFA për të parë gjendjen dhe për të vlerësuar arsyet e mbylljes së kampionatit. Pra duke zgjedhur këtë lloj forme, rrezikon futjen në Europë.

Në një fushë me sipërpërfaqe me 10.000 metra dhe me 20 futbollistët, nuk është më e rrezikshme sesa aktivitet e tjera në Shqipëri. Jo vetëm për fasonët, por për zyrat, por për dyqanet, që nuk janë më pak të rrezikshme. Me një mestare i bie për 1000 metra katrorë për futbollist që ka rrezik minimal.

Unë jam i bindur që do e kemi një përgjigje nga autoritet shtetërore, që të zbatojmë një protokoll të veçantë dhe të vazhdojmë jo vetëm me Superioren. Objektivi ynë është që të nisim në fundin e majit dhe ta mbyllim në fundin e korrikut. Duke parë që shumë gjëra po lirohen në Shqipëri dhe komunikimet e Ramës në publik, mendoj se do të vijë radha edhe për futbollin”, tha Duka. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online