“Merr makinën dhe parkoje te stadiumi”/ Danezët japin ide fantastike: Ndeshjet e ardhmshme mund t’i shohin 10.000 tifozë

Nga Klaudio Ndreca

Në Danimarkë  as që mund të imagjinohet se pas pandemisë futbolli të luhet pa tifozë. Aq e madhe është dashuria e tyre për lojën më popullore në botë sa që danezët po “shpikin” ide për të pasur tifozët në mbështetje. E një zgjidhje gjeniale ka ardhur nga Superliga ku skuadra e Midtjylland sygjeron që ndeshjet të ndiqen nga parkingu i stadiumit.

Ideja është e thjeshtë, para stadiumit është llogaritur që mund të rrinë 2.000 makina, shumëzuar këtu për pesë, ja ku kemi 10.000 mijë tifozë që ndjekin skuadrën e tyre nga dy ekrane gjigante të cilat do të vendosen jashtë stadiumit. Propozimi fillimisht nuk ka gjetur logjikën e mjaftueshme për t’u kuptuar nga disa skuadra por që deri më tani shihet si një zgjidhje e nevojshme. Kjo do t’u jepte tifozëve mundësinë për të qenë sa më pranë stadiumit ndërsa skuadrat do mund të ndjenin brohoritjet jashtë tij.

“Në kohën e ardhshme kur fatkeqësisht duhet të luajmë Super League pa spektatorë, ne po punojmë shumë për të krijuar përvojën më të mirë të mundshme. Futbolli i parkingut, do të shkojë shumë përpara për t’i dhënë diçka përsëri rajonit dhe tifozëve tanë shumë besnikë. Ne kemi një qëllim të deklaruar për krijimin e përvojës më të mirë të stadiumit dhe koronavirusi nuk e ndryshon atë, ai thjesht siguron disa parakushte të tjera.

Ne jemi në dialog të ngushtë me policinë, bashkinë e Herning për të krijuar një kornizë të sigurt dhe siguri për të gjithë. Nëse një provë që përfshin 2000 vetura dëshmon të jetë e suksesshme, klubi do të shikojë të rrisë numrat e lejuar për të marrë pjesë”- ka thënë Preben Rokkjaer, Drejtori i marketingut te Midtjylland./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *