Abuzojnë prej kohësh me emrin e skuadrës, Bylisi kërcënon hapur me forcën e ligjit

Bylisi ishte surpriza më e bukur e Superiores në gjysmën e parë të sezonit, ku luftonte për kreun. Megjithatë viti 2020 duket se i dha një tjetër fytyre, duke humbur ndjeshëm shkëlqimin e mëparshëm. Ekipi nisi të kishte probleme në fushën e lojës dhe nuk po gjente më gjatë rezultatet pozitive. Por problemet për ta vijojnë edhe jashtë dyerve të stadiumit, por këtë herë jo në asektin e futbollit.

Kjo pasi në rrjetet sociale po përpiqen të shfrytëzojnë emrin e klubit dhe imazhin e tij, duke krijuar një faqe që sillet si të ishte ajo zyrtare. Abuzimet kanë qenë të vazhdueshme dhe personat përgjegjës nuk kanë për të shpëtuar lehtë nga kjo situatë. Klubi i Bylisit ka njoftuar në fazen e vetë zyrtare se kushdo që abuzon me figurën e tyre do të përballet me forcën e ligjit, duke bërë kështu një kërcënim të hapur. Bylisi kërkon t’i japë fund njëherë e mirë kësaj historie dhe këtë ia lë në dorë drejtësisë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online