Lajm i trishtë për botën e sportit/ La pas një trashëgimi të madhe, ndahet nga jeta legjenda e futbollit të Kosovës

Një lajm i trishtë ka mbuluar ditën e sotme botën e futbollit. Ish-futbollisti i mirënjohur nga Kosova, Bahri Shemsedini, ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Megjithatë kujtimi i tij do të mbetet gjatë në sportin shqiptar, teksa ka lënë pas një trashëgimi të padiskutueshme. Një kontribut të jashtëzakonshëm i ka dhuruar futbollit kosovar, duke ndikuar në rritjen e tij.

Gjithashtu do të mbahet mend gjatë nga gjithë shqiptarët për refuzimin që i bëri ekipeve serbe në vitet ’90. Shemsedini refuzoi të luante për to dhe gjithmonë dëshironte që aftësitë e tij t’i vinte në funksion të ekipeve shqiptare të Kosovës. Ndërkohë në karrierën e tij, ish-lojtari nga Ferizaj, provoi edhe rrugën e trajnimit pasi hoqi dorë nga futbolli i luajtur./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online