“Flija në dyshemenë e dhomës së gjyshit”/ Rrëfimi i Lingard: Isha i dobët, më detyronin të haja në McDonald

Nga Klaudio Ndreca

Sot Man.United ka një nga lojtarët më të lakmuar në ekip, Jesse Lingard. Mund të duket e çuditëshme por sulmuesi 27 vjeçar ka qenë një tifoz i djajve të kuq, ndërsa ka pasur fatin të shkrep edhe një foto fëmijërie me trajnerin legjendar Ferguson. Sot pas afro dy dekadash, Lingard ka rrëfyer historinë e tij prekëse sesi nga një djalë i dobët në peshë, sot është një nga futbollistët më të mirë në “Premier League”.

Mbështetja më e madhe për sulmuesin ka qenë gjyshi i tij. Lingard tregon se sakrificat e tij për të nxitur vullnetin te ai e bën atë një njeri të fortë. Gjithçka nisi që në momentin kur gjyshi i tij krijoi një ambjent ku të stërvitej me pasha, ta shtynte të hante sa më tepër ushqim dh eta nxiste për sa më shumë aktivitet. Pas kaq vitesh Lingard e ka kuptuar se fiziku i tij nuk do të ndryshonte po most ë ishte për këmbnguljen e gjyshit të tij.

“Të gjithë kemi marrë rrugë të ndryshme në këtë lojë. Ka kaq shumë gjëra që nuk i shihni. Ju e dini se çfarë është aq e çmendur për mua? Unë isha ulur në një dhomë të Marriott(hotel) në vitin 2012, duke ngrënë patate të skuqura shërbimi në dhomë, dhe mezi po prisja të merrja një vend titullar te Leicester. Në të njëjtën dhomë kisha Jamie Vardy dhe Harry Kane, edhe ata po kalonin të njëjtat beteja. Të gjithë po përpiqeshim të merrnim një vend titullar në kampionat. Gjashtë vjet më vonë, ne të gjithë po ecim në gjysmëfinalen e Kupës së Botës, duke përfaqësuar Anglinë.

Gjyshi dhe nana ime më ndihmuan të rritem. Në fakt kam fjetur në dyshek në dyshemenë e dhomës së tyre.  Problemi ishte se isha shumë i dobët. Unë nuk mund të vë në peshë. Ndaj më shtynin të haja në McDonald. Gjyshi im më thoshte gjithmonë: ‘Kur do dalësh në kopsht me mua? Ti duhet të vendosësh disa muskuj. Unë gjithmonë e dija se madhësia ime do të ishte një sfidë. Gjyshi improvizoi një ambjent në oborrin e tij ku mund të stërvitesha me pesha”- ka thënë Lingard./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *