Juventusi i do lojtarët në Torino pas pashkëve, Higuan nuk dëshiron të kthehet se… ka frikë

Gonzalo Higuain ishte i pari që bëri gati valixhet dhe u largua nga Torino sapo përfundoi karantinën. Arsyeja ishte e fortë dhe Juventusi i dha dritën jeshile, duke qenë se nëna e tij vuante nga kanceri dhe sulmuesi argjentinas dëshironte t’i qendronte përkrahë. Megjithatë bardhezinjtë kanë vendosur të thërrasin të gjithë lojtarët e tyre të huaj, që pas festës së pashkëve të rikthehen në Itali, në mënyrë që të jenë gati për momentin kur do të rinisin stërvitjet.

Por me sa duket kjo thirrje mund të mos marrë një përgjigje positive nga “il pipita”. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Higuain mund të vijojë të qendrojë në Argjentinë dhe për këtë janë dy arsye. Fillimisht është sëmundja e nënës së tij dhe duke ditur lidhjen e fortë mes tyre, sulmuesi i bardhezinjve po mendon t’i qendrojë më tepër kohë pranë. E përpos kësaj një tjetër motiv është frika. Situata në Itali vazhdon të jetë e rënduar dhe virusi vdekjeprurës që ka gjunjëzuar vendin fqinj duket se e frikëson Higuainin, i cili nuk e ndjen ende veten të sigurt në Torino. E duke marrë parasysh këto, lojtari argjentinas bëhet i pari që u largua nga Juventusi dhe i fundit që pritet të kthehet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online