I afruar këtë sezon te Partizani për të sjellë më tepër produktivitet në sulmin e skuadrës, Brown nuk ka arritur të tregojë asgjë për fanellën e kuqe. E nisi vrullshëm me gol në debutim, por që do të mbetej vetëm ky një kujtim i bukur për të dhe tifozët këtë sezon. Në pjesën më të madhe të ndeshjeve ka provuar stolin, ndërsa edhe në ato mundësi që i jepen në fushën e lojës nuk ka ditur t’i shfrytëzojë.
Edhe ditën e sotme ka dështuar të shënojë, megjithëse iu ofrua një top në zonë, që çdo sulmues do e dëshironte t’i shërbehej. Bëhet fjalë për rastin e humbur në minutën e 62-të të ndeshjes së sotme kundër Vllaznisë, që në dukej si një lojë fëmijësh dhe mund të rikthente sërish Partizanin sërish në lojë. Por, i pashqetësuar në zonë, sulmuesi xhamajkan nuk di të gjejë kohën për t’u koordinuar me topin dhe zgjatja e këmbës shkon huq. Një rastky që nuk falet, aq më tepër për një lojtar që derdh në xhepat e tij plot 8500 euro në muaj./Sport Ekspres/