VIDEO/ Si Usain Bolt dhe i lë targat Fidan Alitit, shihni golin e Jasir Asanit në Suedi

Jasir Asani ka gjetur rrugën e rrjetës me ekipin e AIK-ut. Në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Suedisë, ish-futbollisti i Partizanit ka shënuar golin e tretë dhe të fundit në takimin që ekipi i tij fitoi me shifrat 3-1 kundër Kalmarit. Goli i vetëm për këta të fundit erdhi nga një tjetër shqiptar, Fidan Aliti në minutën e 76, por do të gabonte rëndë vetëm 3 minuta më vonë.

Kështu mbrojtësi shqiptar nuk ia doli dot të përballonte shpejtësinë e Asanit, që dukej si Usain Bolt në vrapimin e tij, duke i lënë targat Alitit dhe një tjetër futbollisit edhe pse ishte pas tyre në momentin kur u nis topi. Më pas nuk do e kishte aspak të vështirë për të fituar duelin me portierin kundërshtar, duke festuar kështu golin me fanellën e AIK-ut./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online