Bylisi nuk është më e njëjta skuadër si e vitit 2019, ku përkohësisht gjendej në vendin e parë të kampionatit dhe ishte në zonën e Europës. Tashmë ekipi i drejtuar nga Dovedan ndodhet vetëm një vend larg Vllaznisë, që të dërgon në “play-offin” e mbijetesës.
Edhe në Gjirokastër do të vinte një tjetër hap i gabuar nga ballshiotët. Guindo gjeti i pari avantazhin me anë të një penalltie, por Griseld Lika realizoi një gol të bukur nga goditja e dënimit. Topi do të përplasej para portierit të kundërshtarëve, duke e surprizuar me trajektoren për t’u futur në rrjetë. Gjithsesi bluzinjtë i kanë larë duart me mbijetesën, por sërish po respektojnë kampionatin dhe këtu ka shumë vlerësime. /Sport Ekspres/
Luftëtari do të luajë për dinjitet ndaj Bylisit dhe për të treguar se nuk janë dorëzuar në Superiore, por do të luftojnë deri në fund për të bërë futbollin e tyre. Kjo përkëthehet në një tjetër vuajtje për Bylisin, që në vitin 2020 ka treguar një rënie. Me një tjetër dështim në Gjirokastër, ballshiotët do të afroheshin më tepër me vendin që të dërgon në “play-off” për mbijetesë. Më poshtë gjeni rreshtimet e Neritan Novi dhe Dovedan. /Sport Ekspres/
Luftëtari: Shala, Dushkaj, Lala, Demo, Isufi, Duka, Açka, Lika, Hyseni, Ziaj, Mehmetllari
Bylis: Miraka, Peposhi, Janku, Hadroj, Shkalla, Vinsente, Murataj, Mëllugja, Munjoz, Mozone, Guindo