“Didier Drogba i ri i vjen Chelsea-t”, prestigjozja britanike ngre në qiell të shtatë Brojën: Nuk vonon shumë

Armando Broja ka bërë sot edhe arritjen më të madhe në karrierën e tij. Edhe pse vetëm 19 vjeç, sulmuesi shqiptar është thirrur në stol me ekipin e parë të Chelseat në ndeshjen e sotme kundër Evertonit në Premier League. Talenti kuqezi ka qenë impresionues me paraqitjet e tij me gjithë grupmoshat e Chelseat, ku me golat e tij ka ndihmuar jo pak ekipet zinxhirë të bluve të Londrës dhe kjo ftesë e Lampard nuk ishte e çuditshme.

Ndërkohë edhe prestigjozja britanike “The Sun” i ka kushtuar një artikull Armando Brojës, ku tregojnë gjithë historinë e shqiptarit. Duke e nisur kështu shkrimin që nga periudha kur ishte me 8 vjeçarët e Tottenham, me të ciëlt spikati për t’iu bashkuar më pas Chelseat, e për të ardhur më pas deri te thërritja në ekipin e parë. “The Sun” portretizon Brojën, që gjatë gjithë fëmijërisë së tij ka pasur idhull Didier Drogbanë, ndërsa zgjedh ta quajë si pasardhësin e sulmuesit afrikan.

“Është e qartë se numri 9 është gati për skenën e madhe dhe me Frank Lampard që i jep mundësitë lojtarëve të rinj, nuk do të vonojë shumë deri sa Broja të jetë një titullar i përhershëm në ekipin e parë”, kjo është edhe mënyra se si media e njohur angleze ka zgjedhur ta përmbyllë shkrimin e saj për Armando Brojën./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online