VIDEO/ Teuta bën hap fals dhe shpëton mirë, Flamurtari ishte pranë fitores në Durrës

Teuta ka bërë një hap të gabuar ndaj Flamurtarit, duke mos shkuar më shumë sesa një barazim në shifrat 1-1. Në këtë mënyrë durrsakët nuk arrijnë që të kalojnë më tepër se vendi i katërt, që nuk të jep biletën e zonës së Europës.

Vlonjatët kaluan të parët në avantazh me Harunin. Pas këtij goli, ishte Ardit Hoxha që humbi dy mundësi të mira për të dyfishua rezultatin. Nëse Flamurtari do të ishte treguar më i qetë, atëherë do ta kishte mbyllur ndeshjen në marrjen e tre pikëve. Barazimi i Teutës erdhi në saj të një penalltie ku Kallaku do të gabonte fillimisht dhe Moçka do e priste 11-metërshin, por ishte Çyrbja që e shtyu në rrjetë. /Sport Ekspres/

 

Teuta: Frashëri, Arapi, Kenan Hreljic, Kuro, Avdyli, Beqja, Aleksi, Lorenco Vila, Emiliano Vila, Çyrbja , Gomes

Flamurtari: Moçka, Hoxhaj, Ramos, Muçollari, Nebihu, Gocaj, Vrapi, Qarri, Souza, Haruni, Pjeshka

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online