“Batha, Kallaku, Marku…”/ Letra e legjendës së Partizanit për drejtuesit: Kush i largoi? Kjo është t’ia fusësh vetes

Partizani ndodhet në një moment shumë të vështirë në kampionatin shqiptar, ndërsa humbjes së thellë në derbi, eliminimit nga Kupa e Shqipërisë nga Besëlidhja, i shtohet edhe disfata e fundit ndaj Teutës. Kjo i kushton shumë të kuqëve, pasi i largoi edhe më tepër nga gara për titullin kampion.

Një moment reflektimi duhet të jetë ky te kampionët aktual të Shqipërisë, ndërsa këtë gjë e bën pikësëpari një emër i njohur i skuadrës, Edmond Dosti. Nëpërmjet një letre të hapur për drejtuesit Olsi Rama dhe Gaz Demi, kërkohet që të gjithë të bëjnë një analizë për të kuptuar se ku kanë gabuar. Sigurisht që kryefjala mbetet te lojtarët dhe trajnerët e marrë përgjatë kësaj kohe. /Sport Ekspres/

Reagimi i plotë

z.Demi z.Rama eshte koha per te reflektuar te gjithe bashke ku kemi gabuar !

Partizani i sotëm nuk ka asgjë të përbashkët me atë të vitit të shkuar ku u shpall kampion.

Partizani ka humbur ekulibrin dhe boshtin brenda skuadrës me largimin e ish-trajnerit Gega. Ardhja e trajnerit të ri italian dhe afrimi i lojtarëve të huaj jo cilsor që nuk njihni kampionatin, sollën grindjet brenda skuadrës përfshi këtu ish trajnierin, prishi grupin dhe harmoninë, stilin e lojës dhe strategjinë, prishi atë që ndërtoi më shumë se 5 vite.

Gabimet vazhdojnë duke ndjekur një politike të gabuar ndaj afrimit të lojtarëve të Akademisë së Partizanit, nga ana tjetër i kushtojnë shumë rëndësi lojtarëve të huaj që kushtojnë shumë dhe që nuk ndjejnë peshën e fanellës, duke mos u hapur rrugë lojtarëve të akademisë të cilët dinë sa kushton kjo fanellë me emrin Partizan…Kallaku (Teuta) Erald Marku (Vllaznia)Franci Lala.Gresild Lika.Johan Cela.Iljan Cela. Rimal Haxhiu. (Luftetari)Valentin Murataj. Bajramaj. Janku (Bylis)Idi Batha.Erando karabeci (Tirona) nje pjyete kame kush i ka larguar nga Partizani keta lojtare qe po bej shume mire neper ekipet ku luajn per mendimin tim kjo nuk eshte politik per te miren e Partizanit kjo eshte tja futesh vetes. Nostaligjia te trajneret e huaj nga Italia duket se nuk po përputhet me atë që pritet te skuadra e Partizanit, duke mos përjashtuar edhe prurjen e lojtareve te huaj që ende nuk po kuptojne rendesinë e fanellës së klubit. Jo pak por katër trajner italianë janë ulur në bankinën e Partizanit. Por…

Partizani ka mahninë të lojtarët e huaj kur ka Akademin e tij. Prandaj z.Demi z.Rama eshte koha per reflektim te shpejte per te miren tuaj dhe te Partizanit boll me zemergjersin tuaj qe po e keq perdorin te tjeret mbas jush. Nuk di çfarë me thënë më shumë, pasi kjo situat po na ben shume pesimist qe do ndryshoj dicka per kete vite. PMTP

One thought on ““Batha, Kallaku, Marku…”/ Letra e legjendës së Partizanit për drejtuesit: Kush i largoi? Kjo është t’ia fusësh vetes

  1. Kush eshte legjende more trapa gazetare!Kete Neptun Bajko se qaste te k Partizani ndodhen ndryshimet ne 90 dhe ky luante ne Lac doli golashenues e kategorise se dyte dhe erdhi tek partizani ku kishin firuar gati shumica e lojtareve jashte vendi.Nje me dy dhe legjenda a ja dini kuptimin kesaj fjale apo futja pordhes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *