I zë vendin “Gabigol”/ Gjunjëzoi Barçën në “El Clasico”, trajneri Brazilit lë jashtë liste Vinicius

Brazili po përgatitet të luaj dy ndeshjet e para të kualifikueseve për Kupën e Botës 2022. Eventi më i madh i futbollit botëror stacionohet këtë sezon në Katar. Megjithatë, deri atëherë përfaqësueset e shteteve duhet të zënë fillimisht kokat e grupeve. Së fundmi trajneri Adenor Leonardo Bacchi ka surprizuar me zgjedhjen e listës në prag të ndeshjeve me Bolivinë dhe Perun.

Në sy bie fillimisht mungesa e Junior Vinicius. Sulmuesi i talentuar i Madrilenëve vjen nga një formë e mirë deri në këtë sezon. Zidane i besoi 19-vjeçarit vendin titullar në Champions e po ashtu në El Clasico së fundmi. Cilësuar si njeriu i ndeshjes ndaj Barçës por duket se trajneri i Brazilit ende nuk është bindur të thërras të riun.

Në vendin e tij është preferuar Gabriel Barbosa, “Gabigol”, i cili do pres pas Jezus dhe Firmino për një vend si titullar. Ndërsa nga krahu i majtë Neymar ka si zëvendësues Éverton dhe Henrique. Dy pozicione në të cilat Vinicius kemi parë të luaj. Ndërkohë që jashtë liste është lënë edhe Marcelo, ndonëse nga krahu tjetër Dani Alves vijon të jetë pjesë e skuadrës./Sport Ekspres/

Lista e plotë:

Portier: Ederson (Manchester City), Ivan (Ponte Preta) dhe Weverton (Palmeiras).

Mbrojtës: Daniel Alves (Sao Paulo), Danilo (Juventus), Alex Sandro (Juventus), Renan Lodi (Atlético de Madrid), Eder Militao (Real Madrid), Felipe (Atlético de Madrid), Marquinhos (PSG) dhe Thiago Silva (PSG).

Mesfushorët: Arthur (Barcelona), Bruno Guimarães (O. Lyon), Casemiro (Real Madrid), Everton Ribeiro (Flamengo), Fabinho (Liverpool), Philippe Coutinho (Bayern Múnich).

Sulmuesit: Bruno Henrique (Flamengo), Everton (Gremio), Roberto Firmino (Liverpool), Gabriel Barbosa ‘Gabigol’ (Flamengo), Neymar (PSG), Gabriel Jesus (Manchester City), Richarlison (Everton).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online