Erion Braçe ka pasur një reagim të ashpër pas derbit të Tiranës dhe Partizanit, duke u shprehur se gjithçka është e vendosur në Superiore dhe duke akuzuar shumë persona për një sistem që zëvendës kryeministri e quan kriminal. Këtu përfshihej indirekt në akuzë edhe gazetari i mirënjohur, Ylli Aga, ndërsa mbi këtë temë u fol edhe te Procesi Sportiv. Aga e ka komentuar në këtë mënyrë postimin që Brace kishte bërë, duke folur për një “komentator me ndikim”:
“Kam keqardhje për Braçen, nuk e kam fuqinë për të ndikuar. Nuk e di, kemi miq të përbashkët dhe më kanë thënë që është njeri simpatik, por se kuptoj se përse bëhet kaq acarues në publik. Me kaq e mbyll. Ajo që ndodhi ishte reklama më e bukur e futbollit shqiptar pasi kishte rreth 20 mijë të pranishëm”, u shpreh Aga. /Sport Ekspres/