Moviola/ Jemini për arbitrin te Tirana-Partizani: Ore po na habisni me Bathën, ja pse Bitri meritonte të kuqin

Lorenc Jemini ka bërë moviolën e derbit mes Tiranës dhe Partizanit. Figura e njohur e arbitrimit në Shqipëri është i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”. Teksa diskutohen të gjitha rastet, arbitri merr notën 8.4 për mënyrën e menaxhimit të situatës sipas Jeminit. I vetmi gabim në këtë analizë, është vetëm një karton i verdhë që i mungonte Bathës. /Sport Ekspres/

“Arbitri në derbi ishte për notën 8.4. Tani ky ka qenë një nga derbi më të çuditshëm. U kapën me kartonin e kuq se ishin minutat e para, por kur është, është. Gerrard ka marrë njëherë karton të kuq në sekondën e 8. Për mua i vetmi gabim ishte te kapja e Bathës ndaj Melos. Atje duhej të jepej i verdhë. Po si mund të jepej i kuq për Bathën atje se na habitët, se e kapi me duar?

Rasti i dyshimtë me Vangjelin në minutën e 1

“Nuk ka asnjë lidhje me penalltinë, i bie afër shpatullës. Nëse keni vetëm një argument se duhet të jepet kjo penallti, atëherë unë të jap 7 arsye se përse nuk është”.

Kartoni i kuq për Bitrin dhe penalltia

“Ky është rasti më i diskutuar, por penalltia dhe kartoni i kuq është i merituar. Keni dëgjuar për heqjen e dënimit të dyfishtë dhe disa u shprehën se kartoni i kuq nuk mund të jepej. Atëherë unë po ju sqaroj rregullin. Kartoni nuk jepet vetëm në rast se lojtari që shkakton faullin tenton që të luajë me topin, që kërkon kontakt me të. Këtu Bitri nuk e ka këtë mundësi dhe e shtyn futbollistin kundërshtar, prandaj është menjëherë për të kuq”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online