Liverpuli fiton “Premier League”/ Tifozi e bën tatuazh para kohe: Nëse dështon? Do marr malet në këmbë

Liverpuli është thuajse i siguruar në ëndrrën drejt titullit kampion. Skuadra e drejtuar nga ana e Klop, ndodhet në vendin e parë dhe kur janë luajtur 25 ndeshje, numëron 24 fitore dhe 1 barazim. Këto janë statistikat mbreslënëse të të kuqëve, që nuk dijnë të gabojnë.

Në këtë lloj ecurie, kampionati do të mbyllej pas 6 ndeshjesh, që Liverpuli të shpallej kampion edhe me matematikën. Por për një tifoz, kampionati ka marrë fund që tani. Mark Gretton ka bërë tatuazh titullin e “Premier League” dhe sezonin 2019-2020, që i përket Liverpulit. Siguria dhe besimi është i madh, pavarësisht se njerëzit e pyesin shpeshherë se çfarë do të bënte, nëse ekipi i zemrës do të bënte çudinë e madhe dhe nuk do e ngrinte titullin.

“Unë kam dëgjuar njerëzit që më thonë se ky tatuazhi është shumë i shpejt dhe se çfarë do të bëja nëse dështojmë. Atëherë unë do të marr mallet në këmbë, në një vend që nuk ka shkuar askush. Por kjo garë është e mbyllur, kam besim. Tifozët e Liverpulit janë pak pessimist, por duhet ta shijojnë këtë”, ka thënë Gretton. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *