“Jam njeriu i Zotit”/ Sinemati për Egbon e Tiranës: Fola me të! Ka shpjegim tokësor, jo qiellor

Tirana me Egbon është duke korrur rezultate pozitive radhazi, ndërsa nuk e njeh ende shijen e barazimit, për të mos folur pastaj për humbjen. Bardheblutë janë duke vazhduar serinë e suksesit, për të arritur në dëshirën e madhe që për të gjithë në këtë ambient është titulli kampion për 100-vjetorin.

Ndërkohë Gëzim Sinemati ka folur për gjendjen e kësaj skuadre dhe bisedën e bërë shkurtimisht me trajnerin Egbo. Në emisionin “Procesi Sportiv”, Sinemati ka thënë: “Kam folur me Egbon dhe kur e pyeta që si ka mundësi ky ndryshimi i madh, më tha: “Jam njeriu i Zotit”. Tani kjo teoria nuk ka shumë kuptim se Tirana ka pasur shumë besimtar edhe më para. Por më shumë sesa një shpjegim qiellor, unë shoh shpjegimin tokësor. Kryesorja është komunikimi me futbollistët dhe Egbo flet shumë mirë me ta. Pastaj arbitrat janë duke e gjykuar drejt Tiranën, që nuk është ndierë këtë vit, jo siç do të bënin për vite të tëra”, ka thënë Sinemati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online