S’ka rinovim kontrate/ Perëndon epoka Neuer, gardianin gjerman e presin në Seria A dhe Premier League

9 sezone dhe dhjetra tituj, por vjen një kohë që çdo fillim e ka dhe një fund. Emanuel Neuer, portieri, mbrojtësi dhe mesfushori i ekipit të Bayern është gjithmonë e më larg rinovimit me kampionët e Gjermanisë. Efekti moshë nuk mund të jetë justifikim pas Buffon theu çdo parashikim dhe tregoi se në futboll mosha është thjesht një numër si ai i fanellës pas shpine.

Ka diçka tjetër që Neuerin nuk e duan në ekip. E pikërisht kjo lidhet me rinovimin që Bayern do që t’i bëjë ekipit duke u dhënë përparësi të rinjëve. Shkëndija e parë u ndje tek ekipi kombëtar i Gjermanisë teksa Ter Stegen u pozicionua në katërkëndëshin e kampionëve të botës. Në këtë pikë Neuer duhet të bëjë gati valixhet për t’u larguar diku tjetër jashtë Gjermanisë.

Në Seria A, Juventus është pretendenti për marrjen e shërbimeve të 33 vjeçarit. Buffon nuk mund të rezistojë dot më gjatë teksa Neuer është një alternativë e momentit. Ndërkohë në Premier League interesimin për portierin gjerman e shfaq Chelsea dhe Tottenham. Lampard nuk ka besim te Kepa ndërsa Mourinho kërkon të rinovojë portën e ruajtur nga Hugo Loris. Merkatoja e verës vjen shpejt por nëse flasim për sot, Bayern nuk ka ofruar rinovim kontrate për Emanuel Neuer./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online