Eros Grezda la Rangersin muajin e shkuar për tu rikthyer edhe një herë në Kroaci me skuadrën e Osijekut. Sulmuesi shqiptar e kishte derën e mbyllur në ekipin e parë të Rangers, teksa Gerrard e dërgoi në skuadrën e të rinjve duke e nxjerrë jashtë planeve të tij.
Ndërkohë sulmuesi shqiptar ende nuk ia ka dalë të lërë gjurmë në elitën kroate. Në dy ndeshje në kampionat të zhvilluara me fanellën e Osijek, Grezda nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. E tentoi një gjë të tillë në ndeshjen e sotme kundër Zapresiç, por dëshironte ta realizonte golin e tij të parë me spektakël. Megjithatë parabola e ardhur nga këmbët e tij rezultoi një dështim me topin që shkoi shumë larg portës, duke mos e shqetësuar aspak portierin kundërshtar./Sport Ekspres/