VIDEO/ Luajti me nervat e shqiptarit, Klaus Gjasula shkund portën e Schalke-s me kokë

Klaus Gjasula ka tundur rrjetën për të dytën herë këtë sezon në elitën e futbollit gjerman. Futbollisti kuqezi ka shënuar sot në përballjen që skuadra e tij Paderborn luajti me Schalken. Mesfushori shqitar  u rikthye në fushën e lojës në mënyrën më të mirë të mundshme, teksa në ndeshjen e shkuar nuk ishte prezent për shkak kartonash.

Trajneri i Paderborn ka luajtur me nervat e “gladiatorit” shqiptar duke e lënë në stol për herë të parë këtë sezon. Por në minutën e 11 të takimit do të vinte edhe momenti i tij për të hyrë në fushë dhe të zërë vendin që i takon, ndërsa në të 81-tën Klaus Gjasula përmbush “hakmarrjen” e ëmbël ndaj vendimit të kreut të pankinës me golin e barazaimit. Një top i ardhur nga goditja e këndit në drejtim të zonës shfrytëzohet mjaft bukur nga Gjasula, që me një gjuajtje të fortë me kokë e dërgon topin pas shpinës së portierit kundërshtar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online