Bylisi vazhdon me ankesat! Peposhi: Nuk duam lëmoshë nga arbitrat, po jemi bërë me hije

Kanë përfunduar dy takimet e luajtura në orën 14:00 të javës së 21-të të Superiores. Kukësi ka rimarrë edhe një herë kreun, pasi mposhti me përmbysje Laçin e Cungut me shifrat 3-1. Verilindorët tregojnë qartë se objektivi i vetëm për ta është titulli kampion dhe këtë po shfaq nga ndeshjan ë ndeshje. Ndërkohë përballa tjetër e luajtur në Korçë ka përfunduar në barazim 1-1. Skënderbeu dhe Bylisi ndajnë pikën ditën e sotme, ndërsa këta të fundit nuk po gjejnë dot ritmin e gjysmës së parë të sezonit. Më poshtë gjeni edhe intervistat e trajnerëve të dhëna për “Supersport”:

Duro (Kukësi): “Et’hemi ka pasur disa probleme fizike, nuk ka qenë atje ku dua unë. Me Laçin ishte atje ku dua unë. Tani ai do të luajë dhe do të luajë në vendin e tjetrit që nuk është në formë. Ndeshjet në “Elbasan Arena” i kam frikë pasi është shumë ambient i akullt. Ndaj Tiranës duhet të jetë një ndeshje me shumë tifozë. Pavarësisht se Tirana ka më shumë tifozë, por është në të mirë të spektaklit”.

Daja (Skënderbeu): “Sot nuk kam kontestime, por pakënaqësi. Pavarësisht dëmtimeve, ekipi ka prodhuar lojë ndaj një kundërshtari si Bylisi. Pastaj kemi humbur dy raste të pastra përballë portierit, por ky është futbolli. Fitorja duhet të jenë nga ana jonë. Arbitri ka qenë korrekt sot, pavarësisht se ka pasur moment të dyshimtë për një penallti të padhënë për ne në pjesën e parë. Gripshi e kishte kohën e duhur për të shënuar dhe ndonjëherë nuk është e duhur që të gjesh këndin e portës. Megjithatë nuk e bëri vetëm Gripshi, pasi e humbën edhe të tjerë. Megjithatë mua më gëzon fakti që luajtëm mirë”.

Cungu (Laçi): “Nuk e di, por ne sapo shënojmë, e pësojmë menjëherë. Kukësi ka një ekip shumë konkurrues dhe të denjë për titull, ndërsa shfrytëzoi më së miri gabimet tona. Kemi provuar që të dalim në kundërsulme të shpejta. Ajo që më vjen keq është se duhej të merrnim një pikë ndaj Kukësit. Sigurisht që ka një nervozizëm dhe individualizëm nga Nuabueze, pasi nuk kishte arritur të shënonte ende golin e parë në 2020. Kjo ishte mëse evidente. Kukësi me 4 gjuajtje në portë, shënon 3 herë. Ndërkohë ne nuk jemi në gjendje që të konkretizojmë. Që kur kam ardhur më bëjnë pyetje për Laçin si kampion, por ne duhet t’i marrim ndeshjet një nga një”.

Dovedan (Bylis): “Mendoj se ekipi ka probleme psikologjike dhe nuk jemi si kemi qenë, edhe për shkak të ngjarjeve të fundit. Unë e kam kërkuar gjithmonë dhe i them lojtarëve që pavarësisht situatës me arbitrat, unë u kam thënë që të mos merren me ta. Por është pak e vështirë, pasi lojtarët në fushë pas çdo vërshëllime që vjen nga arbitri kur ke kohë që e ke kundër, atëherë të bën të reagosh. Do kem një bisedë shumë serioze me presidentin pas takimit, pasi e kam shumë të vështirë të punoj në këto kushte. Unë kam ardhur që të jap më të mirën, por në këto kushte nuk mund të flas për futboll. Sot do të jetë takimi me kokë.”

Peposhi (Bylis): “Nuk ka qenë fare penallti ajo e marrë nga Bregu. Unë nuk e di, u bënë katër ndeshje radhazi që i kemi kundër arbitrat. Përse në ndeshjen më herët e anulluan penalltinë tonë duke parë pamjet në telefon, ndërsa nuk e bën këtë gjë sot apo kur i dhanë penalltinë Teutës? Këtë nuk e kuptoj, jemi bërë me hije në fushë. Ne nuk duam teorinë e kompensimit, nuk duam që ta na kompensojnë arbitrat në takimet e tjera. Nuk kemi nevojë për lëmoshë, thjesht që të mbajnë drejt një ndeshje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online